Springe zum Hauptinhalt
Inhalte filtern nach Thema
Mehr zum Thema mit Link zur Seite: 'aria-labelledby="header_logo_text"'
Ehe-, Familien- und
Partnerschaftsberatung
Karlsruhe e.V.
  • Startseite
  • Unser Team
    • Unser Team
    • Ausbildung und Praktika
    • Offene Stellen
    Close
  • Unser Angebot
    • Einzelberatung
    • Paarberatung
    • Mailberatung
    • Mediation
    • LSBTIQ*
    • Newsletter
    • Gruppen
    • Vorträge
    • Unsere Buchtipps
    • Beziehungsgeschichten und Ideen
    Close
  • Andere Sprachen
    • english
    • español
    • français
    • 中文 chinesisch
    • türkçe
    • italiano
    • română
    • shqiptar
    • magyar
    Close
  • Das Glück teilen
  • Träger
    • Trägerverein
    • Jahresberichte ab 2010
    • Statistik 2024
    • Wir sind dabei
    • Geschichte unserer Stelle
    • 70 Jahre Paar- und Lebensberatung
    • Lotte Paepcke
    Close
  • Kontakt
Suche
Home
Filter
  • Startseite
  • Unser Team
    • Unser Team
    • Ausbildung und Praktika
    • Offene Stellen
  • Unser Angebot
    • Einzelberatung
    • Paarberatung
    • Mailberatung
    • Mediation
    • LSBTIQ*
    • Newsletter
    • Gruppen
    • Vorträge
    • Unsere Buchtipps
    • Beziehungsgeschichten und Ideen
  • Andere Sprachen
    • english
    • español
    • français
    • 中文 chinesisch
    • türkçe
    • italiano
    • română
    • shqiptar
    • magyar
  • Das Glück teilen
  • Träger
    • Trägerverein
    • Jahresberichte ab 2010
      • Statistik 2024
    • Wir sind dabei
    • Geschichte unserer Stelle
      • 70 Jahre Paar- und Lebensberatung
    • Lotte Paepcke
  • Kontakt
  • Sie sind hier:
  • Startseite
  • Andere Sprachen
  • shqiptar
  • Këshillim në gjuhën shqipe
Pflastersteine in verschiedenen Farben
  • Startseite
  • Unser Team
    • Unser Team
    • Ausbildung und Praktika
    • Offene Stellen
  • Unser Angebot
    • Einzelberatung
    • Paarberatung
    • Mailberatung
    • Mediation
    • LSBTIQ*
    • Newsletter
    • Gruppen
    • Vorträge
    • Unsere Buchtipps
    • Beziehungsgeschichten und Ideen
  • Andere Sprachen
    • english
    • español
    • français
    • 中文 chinesisch
    • türkçe
    • italiano
    • română
    • shqiptar
    • magyar
  • Das Glück teilen
  • Träger
    • Trägerverein
    • Jahresberichte ab 2010
      • Statistik 2024
    • Wir sind dabei
    • Geschichte unserer Stelle
      • 70 Jahre Paar- und Lebensberatung
    • Lotte Paepcke
  • Kontakt
Mirë se vini

Këshillim në gjuhën shqipe

Ekipi ynë shumë-profesional në qendrën e këshillimit ofron shërbime në fushat e këshillimit individual, këshillimit për çifte dhe ndërmjetësimit (gjatë ose pas ndarjes).

Këshillimi individual

Gjatë jetës kalojmë nëpër cikle të stabilitetit, shqetësimit dhe ndryshimit. Ndonjëherë arrijmë t’i përballojmë vetë, e ndonjëherë jo. Nëse nuk ia dilni ose ndiheni në vështirësi, mund të kërkoni mbështetje tek të afërmit, familja, miqtë, librat, punëtoritë, etj. Por gjithashtu, mund të kërkoni ndihmë nga një këshillues profesional.

Çfarë është këshillimi?

Këshillimi është një proces në të cilin klienti/klientja punon me një terapist ose këshillues të trajnuar, në një mjedis të sigurt, të kujdesshëm dhe konfidencial. Ky proces mund të përfshij aspekte ndryshme si: eksplorimin e ndjenjave, bindjeve ose sjelljeve të caktuara, përpunimin e kujtimeve të ndryshme sfiduese, identifikimin e aspekteve te jetës qe klienti/klientja dëshiron te ndryshoj, përmirësimi i raportit me veten dhe te tjerët, arritja e ndryshimeve të dëshiruara etj.

Hapi i parë

Hapi juaj i parë është të na telefononi për të caktuar një takim fillestar. Gjatë seancës së parë do të keni mundësinë të krijoni raport me këshilluesin dhe të jepni disa informacione rreth jush dhe arsyeve përse po kërkoni këshillim. Përveç kësaj, këshilluesi do të jetë në gjendje të përgjigjet në pyetjet tuaja në lidhje me shërbimet, tarifat, konfidencialitetin dhe pritjet e juaja nga këshillimi.
Këshillimi individual funksionon më mirë kur:

  • keni një ide se për çfarë dëshironi të flisni;
  • ndiheni të motivuar për të bërë këtë; dhe
  • ndiheni mjaftueshëm rehat me këshilluesin tuaj për të trajtuar shqetësimet tuaja.

Këshillimi për çifte

  • A ndiheni të vetmuar në lidhjen tuaj?
  • A keni provuar gjithçka dhe ende nuk funksionon?
  • A po shembet martesa juaj para syve tuaj?
  • A keni konflikte që përsëriten vazhdimisht?
  • A ka ndodhur një aferë apo tradhti?

Këshillimi për çifte ndihmon një çift të zgjidhë konfliktet dhe të përmirësojë marrëdhënien. Këshillimi mund të ndihmojë çiftet në të gjitha aspektet e lidhjes. Mund ta përdorni këshillimin:

  • për të marrë vendime me të ndjeshme rreth lidhjes suaj dhe për të kuptuar më mirë partnerin tuaj në përgjithësi;
  • për të trajtuar çështje të veçanta si zemërimi, abuzimi me substanca, problemet seksuale, problemet e komunikimit, divorci dhe tradhtia;
  • për të zgjidhur dallimet para martesës apo para një vendimi tjetër në lidhje.

Të flasësh për problemet tuaja me një këshillues çifti nuk është gjithmonë e lehtë, por vendimi për të kërkuar ndihmë mund të jetë çelësi për përmirësimin apo shpëtimin e lidhjes suaj. Kultivimi i një lidhjeje që mund zhvillohet është një rrugëtim sfidues.

Çfarë është këshillimi për çifte?

Këshillimi për çifte është një formë terapie që synon të përmirësojë komunikimin dhe të zgjidhë problemet brenda një lidhje romantike ose martesë. Edhe pse idealisht është më efektiv kur të dy partnerët marrin pjesë, nëse partneri juaj është i pavullnetshëm, mund të filloni edhe vetë. Shumica e "punës" në këshillimin për çifte ndodh gjatë vetë seancave - megjithatë ndonjëherë mund t'ju kërkohet të bëni "detyra” në shtëpi. Këshilluesi mund t’ju kërkojë të bëni një detyrë apo të diskutoni diçka specifike në shtëpi, dhe më pas në seancën tjetër të flisni për përvojën tuaj.
Këshillimi i suksesshëm varet nga motivimi dhe përkushtimi i të dy partnerëve në proces, dhe çiftet mund të presin të bëhen dëgjues dhe komunikues më të mirë, si dhe të gjejnë mënyra të reja për të mbështetur njëri-tjetrin. Qëllimet përcaktohen nga çifti me ndihmën e këshilluesit, dhe për t’i arritur ato secili duhet të jetë i gatshëm të pranojë dhe kuptojë rolin e tij në lidhje.

Cfarë nuk është këshillimi për çifte

Në këshillimin për çifte nuk do t’ju thuhet thjesht çfarë të bëni. Këshilluesi nuk do të japë mendimin personal dhe nuk do t’ju thotë nëse duhet të qëndroni apo ndaheni. Roli i këshilluesit është të lehtësojë ndryshimin dhe zgjidhjen e problemeve duke ndihmuar të dy partnerët të komunikojnë më mirë, të eksplorojnë dinamikën e raportit të tyre dhe të arrijnë në përfundime nën drejtimin e një profesionisti. Këshillimi është një hapësirë pa gjykim ku mund të eksploroni hapur sjelljen dhe ndjenjat tuaja.

Çfarë problemesh mund të trajtohen

Shumë probleme të ndryshme mund t’ju sjellin në këshillimin për çifte, nga mungesa e komunikimit deri tek tradhtia. Disa nga çështjet më të zakonshme përfshijnë:

  • mungesë besimi
  • tradhti apo aferë
  • xhelozi
  • mungesë komunikimi
  • probleme financiare
  • stres i lidhur me punën
  • nevoja apo probleme seksuale të ndryshme
  • konflikte familjare
  • objektiva dhe vlera të ndryshme
  • stile të ndryshme edukimit të fëmijëve
  • ndryshimet e mëdha në jetë

Por këto janë vetëm disa shembuj. Gjatë këshillimit do të ju qasemi problemeve tuaja specifike dhe do të kërkojmë mënyra për t’i adresuar. Cilado qoftë shqetësimi, të flisni me një profesionist shpesh është një hap shumë i dobishëm përpara.

Kur është koha e duhur për të kërkuar ndihmë?

Çdo çift është ndryshe. Kur dhe nëse duhet të kërkoni ndihmë varet nga natyra e problemit. Megjithatë, nëse jeni të shqetësuar për lidhjen ose martesën tuaj dhe nuk arrini të gjeni zgjidhje vetë, mund do të përfitoni nga këshillimi për çifte.
Edhe pse këshillimi rekomandohet kur vejmë re shenjat e para të pakënaqësisë, për disa ai shihet si "shansi i fundit” për të shpëtuar një lidhje apo martesë. Studimet tregojnë se çiftet zakonisht kërkojnë ndihmë vetëm pasi kanë qenë të pakënaqur për rreth gjashtë vjet. Sa më shumë që kalon koha, aq më e vështirë bëhet riparimi i lidhjes.
Në disa raste, çiftet që tashmë kanë vendosur të ndahen kërkojnë këshillim për të mbyllur lidhjen e tyre në mënyrë të respektueshme dhe të qetë.

Ndërmjetësimi pas ose gjatë ndarjes

Ndërmjetësimi bazohet në komunikim të hapur dhe një dëshirë të sinqertë për të zgjidhur konfliktet. Pjesëmarrja është vullnetare. Ndërmjetësimi familjar ndihmon të gjitha llojet e njerëzve: të martuar e të pamartuar, prindër, gjyshër, njerkë, dhe të rinj.
Gjatë ndërmjetësimit, një ndërmjetësues i pavarur dhe profesional ju ndihmon të arrini marrëveshje për çështje të tilla si:

  • Obligimet ndaj fëmijëve pas ndarjes (kujdestaria, vendbanimi, kontakti);
  • Pagesat për mirëmbajtjen e fëmijëve;
  • Financat (si për shembull çfarë të bëni me shtëpinë, kursimet, pensionin, borxhet).

Ndërmjetësimi mund të ndihmojë edhe për çështje të tjera, si për shembull: mbajtja e kontaktit të fëmijëve me gjyshërit, familjet e përziera ose me të afërmit nga ana tjetër. Ai mund të jetë i dobishëm edhe kur marrëveshjet  që janë bërë duhet të ndryshojnë, për shembull për shkak se fëmijët janë rritur.
Gjatë ndërmjetësit, ju merrni vetë vendimet - që do të thotë se jeni nën kontroll. Askush nuk do t'ju detyrojë të bëni diçka kundër dëshirës suaj. Ndërmjetësuesi do t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje që funksionon për të dy dhe do t’ju shpjegojë si mund ta bëni marrëveshjen të vlefshme ligjërisht.

Kontakt

Sekretaret tona flasin gjermanisht dhe anglisht. Nëse keni një pyetje apo dëshironi të caktoni një takim, mund të na kontaktoni me telefon ose të përdorni formularin e kontaktit.

  • Hasani, Denis
Denis Hasani
Denis Hasani
0721 842288
0721 842288
info@eheberatung-karlsruhe.de
Mehr Informationen

Bachelor in Psychologie (B.A.)
Master in interkultureller Bildung, Migration und Mehrsprachigkeit
Personzentrierte Beratung nach Carl Rogers
Integrative Systemische Therapie mit der Inneren Familie (in Ausbildung)
LSBTIQ* Beratung 

Weitere Arbeitssprachen: Englisch und Albanisch

Was die LSBTIQ* Beratung betrifft, verfügt der Berater über persönliche Erfahrungen im LSBTIQA*-Spektrum und ist bewandt mit queerer community Arbeit.

nach oben
Cookies verwalten
Datenschutz
Impressum
  • Datenschutz: www.eheberatung-karlsruhe.de/datenschutz
  • Impressum: www.eheberatung-karlsruhe.de/impressum
23_Logo EFP
Copyright © caritas 2026